Cavani e refuzoi Manchester Unitedin
Sipas tabloidit britanik, Edinson Cavani e ka refuzuar mundësinë të bëhet lojtar i Manchester Unitedit, edhe pse dëshirë e tij është të largohet nga Paris Saint Germaini dhe të luajë në Angli. Tabloidi britanik e ka cituar një zë të afërt me sulmuesin uruguaian, i cili mendon se nuk mund ta arrijë atë që e…

Sport
Sipas tabloidit britanik, Edinson Cavani e ka refuzuar mundësinë të bëhet lojtar i Manchester Unitedit, edhe pse dëshirë e tij është të largohet nga Paris Saint Germaini dhe të luajë në Angli.
Tabloidi britanik e ka cituar një zë të afërt me sulmuesin uruguaian, i cili mendon se nuk mund ta arrijë atë që e meriton në United, në një moment të vështirë si ky.
“Ai është i vetëdijshëm me interesimin e United për të dhe deri në një pikë, ky propozim duket të jetë interesant. Por, fakti është se United nuk mund t’ia ofrojë më standardin e futbollit që e do apo që mendon se e meriton”, thotë ky burim.
“Klubi ka bërë ndryshime të mëdha dhe ndien se ky nuk është momenti i duhur për ta marrë në konsideratë transferimin në Old Trafford”, vazhdon burimi.
Duket se Cavani ka vandosur të shkojë në Chelsea, ekip ky që e kërkon me të madhe ish sulmuesin e Napolit.