Cavani dëshiron të luajë në Spanjë

Edinson Cavani dëshiron të vazhdojë karrierën e tij në Spanjë. Cavani është lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Manchester United. Por, uruguaiani nuk ka vendosur ende për ekipi, ndërsa për shtetin duket se po, transmeton lajmi.net. Së fundmi u tha se do kalojë në Francë, te Nice, mirëpo presidenti i ekipit francez ka…

Sport

06/08/2022 17:15

Edinson Cavani dëshiron të vazhdojë karrierën e tij në Spanjë.

Cavani është lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Manchester United.

Por, uruguaiani nuk ka vendosur ende për ekipi, ndërsa për shtetin duket se po, transmeton lajmi.net.

Së fundmi u tha se do kalojë në Francë, te Nice, mirëpo presidenti i ekipit francez ka treguar se dëshira e tij është Spanja.

“Ne mbyllim dosjen e Cavanit sepse ai dëshiron të luajë në Spanjë. Ka lojtarë interesantë, të rinj dhe me përvojë. Ne do të shohim mundësitë tona, por kjo dosje është e mbyllur”, tha Jean Pierre Rivere.

Valencia dhe Villarreal janë dy ekipet spanjolle që kanë shprehur interesim për sulmuesin./Lajmi.net/