Cavani, ‘blerja’ e madhe e Arsenalit
Arsenali tenton një super përforcim. Gjiganti londinez është i gatshëm të paguajë 32 milionë funte dhe ka ofruar sulmuesin Olivier Giroud, në shkëmbim për yllin e madh të Paris Saint-Germain, Edinson Cavani.

Sport
Mediat franceze dhe ato britanike paralajmërojnë ardhjen e një përforcimi të madh në Arsenal.
Sipas njoftimeve, gjiganti londinez ka paraqitur ofertë me vlerë prej 32 milionë funte dhe ka ofruar shërbimet e sulmuesit Olivier Giroud në shkëmbim për yllin e Paris Saint-Germain, Edinson Cavani.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger vazhdon të jetë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe Cavani është objektiv i vjetër i tij, nga koha kur ishte anëtar i Napolit në Serie A.
Mirëpo, tani francezi do të bëjë përpjekje të reja për angazhimin e sulmuesit të kampionit të Ligue 1, i cili më herët gjatë këtij afati kalimtar të verës ishte përmendur edhe si objektiv i Liverpoolit. Arsenali është i gatshëm të sakrifikojë edhe Giroudin në mënyrë që të sigurojë shërbimet e Cavanit.
A do të realizohet ky super transferim, kjo mbetet të shihet në ditët e ardhshme.