Çaushi: Veç vizitës, Veseli ndihmoi familjet shqiptare në veri – s’deshi ta bënte lajm

Asamblistja e PDK-së në veri të Mitrovicës, Gonxhe Çaushi ka folur për vizitën që kryetari i partisë së saj, Kadri Veseli ka pasur në komunat veriore, Leposaviq e Zveçan.

Lajme

07/04/2020 21:27

Në një intervistë për lajmi.net, Çaushi ka treguar se Veseli përveç vizitës, banorët e asaj pjese i ka ndihmuar edhe me pako ushqimore, mirëpo se këtë nuk e ka bërë lajm.

Sipas Çaushit, Veseli u është gjendur gjithëherë në ndihmë banorëve të kësaj pjese, sa herë që ka qenë nevoja për një gjë të tillë.

“Dje ka qenë kryetari Veseli që ka vizituar dy komunat veriore, atë të Zveçanit dhe Leposaviqit. Përpos që i ka vizituar, Veseli i ka ndihmuar ata edhe me pako ushqimore pavarësisht që nuk e ka bërë lajm, unë po e bëj, sepse është meritë e tij që ka gjetur kohë, jo vetëm tash, por edhe viteve tjera që ne kemi pasur nevojë të mbështetemi moralisht mirëpo edhe me gjëra konkrete”, ka thënë Çaushi.

Video:

YouTube player