Çaushi: Deputetët votuan që Trepça të mos jetë në pronësi të Kosovës

23:00 | 8 Tetor 2016

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, vlerëson se me Ligjin i ri të Trepçës ky gjigant metalurgjik do të vazhdoj rrugën e të gjitha ndërmarrjeve qe pas luftës siç shprehet ai iu nënshtruan privatizimit të egër.

Çaushi, në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se deputetët e subjekteve tjera mbrëmë kanë votuar kundër që Trepça të jetë në pronësi të Kosovës.

Postimi i plotë i Çaushit:

“Seanca e mbrëmshme e Kuvendit të Kosovës do të mbahet mend gjatë për vendimin që u morr aty dhe për mënyrën se si vendosën të renditen shumica e deputetëve në raport me interesin e vendit.

Fatkeqësisht, siç ndodh zakonisht tek ne me seancat ku ligjet kontrabandohen natën, nuk do mbahet mend për ndonjë gjë të mirë.

Përkundrazi, mbrëmë Trepça morri rrugën e të gjitha ndërmarrjeve që pas luftës iu nënshtruan privatizimit të egër.

Nëse ka të tillë që ende besojnë në këtë proces atëherë argumentimi im përfundon këtu.

Deputetët e subjekteve tjera mbrëmë votuan kundër që Trepça të jetë në pronësi të Republikës së Kosovës. E këtë dhe asgjë më shumë nuk kërkonin amandamentet e LËVIZJES VETËVENDOSJE!”, shkruan ai. /Lajmi.net/