Casillas titullar

Tifozët e Real Madridit e kanë bërë të qartë se kërkojnë rikthimin e kapitenit Iker Casillas në formacionin bazë për ndeshjet në La Ligë. Trajneri i ri i Los Blancos, Carlo Ancelotti ka vendosur që Diego Lopez të luajë në formacionin bazë në ndeshjet e Kampionatit spanjoll kurse legjenda e klubit, Casillas të jetë titullarë…

Sport

10/11/2013 08:00

Tifozët e Real Madridit e kanë bërë të qartë se kërkojnë rikthimin e kapitenit Iker Casillas në formacionin bazë për ndeshjet në La Ligë.

Trajneri i ri i Los Blancos, Carlo Ancelotti ka vendosur që Diego Lopez të luajë në formacionin bazë në ndeshjet e Kampionatit spanjoll kurse legjenda e klubit, Casillas të jetë titullarë për duelet në Ligën e Kampionëve.

Deri më tani gjatë këtij sezoni ka shkuar kështu, por në tribunat e stadiumit Santiago Bernabeu, gjatë ndeshjes kundër Real Sociedadit të shtunën pati të atillë që shfaqën transparent duke kërkuar rikthimin e Casillasit në portë.

Përveç tij, një grup i përkrahësve të gjigantit madrilen kanë kërkuar edhe inkuadrimin më të shpeshtë të përforcimit të ri Isco i cili e nisi mbarë sezonin por së fundmi ka pasur gjithnjë e më pak hapësirë për lojë, pothuajse vazhdimisht duke u inkuadruar në lojë vetëm si rezervist.