Casillas ndihet fajtor, kërkon falje

Iker Casillas ndihet fajtor për humbjen që e pësoi Spanja nga Holanda dhe kërkon falje për gabimet që i bëri. Portieri spanjoll e pranon se nuk e kishte ditën e tij, por kërkon që “Stuhia e Kuqe” të mendojë qysh tash për ndeshjen me Kilin.

Sport

14/06/2014 11:51

Iker Casillas thotë se ai duhet ta marrë pjesën më të madhe të fajit, për humbjen e Spanjës me rezultat të thellë 5:1 nga Holanda mbrëmë.

Ekipi i Louis van Gaal e shkriu epërsinë e “Stuhisë së Kuqe”, të krijuar me golin nga penalltia të Xabi Alonso penalty, duke realizuar nga dy herë me Arjen Robben e Robin van Persie dhe me Stefan De Vrij, duke u hakmarrë për humbjen e pësuar në finale të Botërorit 2010.

Casillas ishte sigurisht fytyra më tragjike e lojës, pasi ia ‘fali’ një gol Van Persiet dhe nuk ndërhyri si duhet tek harkimi që më pas e solli golin e De Vrij.

Tash, portieri i Real Madtidit u ka kërkuar falje tifozëve të Spanjës. “Është koha të heshtim, të reflektojmë dhe të mendojmë për ndeshjen e ardhshme ndaj Kilit, e cila është si një finale”, deklaroi 33 vjeçari për të përditshmen spanjolle, Marca.

“Ne kërkojmë falje, unë jam i pari që duhet ta bëj. Tifozët nuk duhet të na kritikojnë dhe ta harrojnë shumë shpejt atë që ndodhi”.

“Nuk isha në nivelin e duhur dhe e pranoj këtë. Ne nuk kishim fat, përfshirë këtu edhe mua. Tash duhet të mendojmë vetëm për lojën tjetër”.

“Më duhet ta pranoj fajin. E tëra që mund të bënim ishte të mendonim për lojën tjetër, kur ata e shënuan golin e tretë. Unë jam i pjekur sa duhet për t’i pranuar kritikat. Duhet të dalim nga kjo situatë”, përfundoi Casillas.