Casillas, më i mirë se Lopez
15 Krishtlindje me ngjyrë të bardhë, 15 vjet si futbollist i Real Madridin për Iker Casillasin, por kjo do të jetë festa e dytë e njëpasnjëshme që e gjen atë si portier i dytë i ekipit. Së paku këtë vit, ai mund të ngushëllohet nga fakti se është titullar në ndeshjet e Ligës së Kampionëve…
Sport
15 Krishtlindje me ngjyrë të bardhë, 15 vjet si futbollist i Real Madridin për Iker Casillasin, por kjo do të jetë festa e dytë e njëpasnjëshme që e gjen atë si portier i dytë i ekipit.
Së paku këtë vit, ai mund të ngushëllohet nga fakti se është titullar në ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Copa del Rey.
Pavarësisht vështirësive me të cilat u ballafaqua më 2013, Casillas vazhdon të shikojë para vetes me optimizëm dhe hyn në periudhën festive me statistika më të mira se kolegu i tij i repartit, Diego Lopez.
Kapiteni ka pranuar një gol çdo 161 minuta lojë (katër gola në 645 minuta të zhvilluara), kurse Lopez është mposhtur çdo 72 minuta (21 gola në 1440 minuta). Në edicionin e kaluar, Casillas pranoi një gol çdo 100 minuta (17 në 1704 minuta).
Casillas nuk bëhet merak që nuk është titullar edhe në ballafaqimet e La Ligës.
Ditë më parë gjatë paraqitjes së tij në televizionin zyrtar të Realit, ai deklaroi: “Do të kalojë pushimin me familjarët e mi, të cilët nuk i kam parë për një kohë të konsiderueshme. Viti i Ri do të sjellë sfida të reja”.