Casillas kërcënon Barcelonën

Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas, ka paralajmëruar Barcelonën se skuadra e tij dëshiron ta kryesojë La Ligën para pushimit dimëror.

Sport

30/10/2014 18:50

Iker Casillas ka thënë se synimi i Real Madridit është ta kryesojë La Ligën para Krishtlindjeve, pas fitores ndaj Barcelonës në fundjavën e shkuar.

Los Blancos iu afruan në një pikë ekipit të Luis Enriques duke i mposhtur 3:1 në Santiago Bernabeu të shtunën mbrëma. Tani, Casillas shpreson se Reali do të tejkalojë Barcelonën në krye të La Ligës, para pushimit dimëror.

“Synimi ynë është i njëjtë nga fillimi i sezonit: Ne duhet të provojmë të jemi lider për Krishtlindje”, deklaroi portieri për mediat spanjolle.

“Dhe, e kemi bërë një hap të rëndësishëm drejt realizimit të objektivit duke e mposhtur Barcelonën”, u shpreh ai.