Casillas i pamposhtur që 11 orë

Edhe pse është portieri i dytë i Real Madridit, Iker Casillas të martën mbrëma në ndeshjen kundër Espanyolit në Copa del Rey theu rekordin e klubit të vjetër 19 vjet. Në fakt, ai nuk ka pranuar gol qe 682 minuta, diçka më tepër se 11 vjet, në shtatë ndeshje të njëpasnjëshme. Deri më tani në…

Sport

29/01/2014 10:02

Edhe pse është portieri i dytë i Real Madridit, Iker Casillas të martën mbrëma në ndeshjen kundër Espanyolit në Copa del Rey theu rekordin e klubit të vjetër 19 vjet.

Në fakt, ai nuk ka pranuar gol qe 682 minuta, diçka më tepër se 11 vjet, në shtatë ndeshje të njëpasnjëshme. Deri më tani në librat e historisë së gjigantit nga Santiago Bernabeu gjendej Francisco Buyo Sanchez, të cilin Casillas e ka tejkaluar për 24 minuta.

Casillas për herë të fundit pranoi gol në ndeshjen e vitit të shkuar kundër Galatasarayt në Ligën e Kampionëve.

“Jam i lumtur për rekordin. Nuk po u japim kundërshtarëve asnjë rast. Copa del Rey është shumë e rëndësishme sepse në këtë garë trajneri më ka dhënë rastin të luaj”, deklaroi Casillas pas fitores 1:0 dhe kualifikimit të Realit në gjysmëfinale.