Casillas e do të dhjetën
Iker Casillas ka bërë të qartë se nuk planifikon të largohet nga Real Madrid në të ardhmen e afërt derisa dëshiron t’i ndihmojë skuadrës ta fitojë kurorën e dhjetë të kampionit të Evropës. Portieri me përvojë spekulohet me largim nga Santiago Bernabeu prej kur humbi statusin e titullarit në La Ligë nga Diego Lopez, por…
Sport
Iker Casillas ka bërë të qartë se nuk planifikon të largohet nga Real Madrid në të ardhmen e afërt derisa dëshiron t’i ndihmojë skuadrës ta fitojë kurorën e dhjetë të kampionit të Evropës.
Portieri me përvojë spekulohet me largim nga Santiago Bernabeu prej kur humbi statusin e titullarit në La Ligë nga Diego Lopez, por ai ka insistuar se dëshiron të qëndrojë në klub dhe synon triumfin në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve.
“Vendimi im i tanishëm është të qëndroj në Real Madrid. Dua ta fitoj La Deciman, Kupa të tjera dhe liga të tjera”, deklaroi reprezentuesi spanjoll për Antena3.
“Ka shumë spekulime rreth meje. Qdo ditë dalin spekulime të reja. Por, jam futbollist i Real Madridit. Është vendi ku kam qenë gjithmonë dhe dua të mbetem këtu. Jam shumë i lumtur që jam në Madrid.
Pas pesë ose gjashtë vjetësh do të shohim”, u shpreh ai. Casillas, 32-vjeç, ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2017.