Casillas: Dortmund na zgjoi nga gjumi

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas tha se humbja 2:0 në ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve mund t’i bëjë mirë ekipit. Los Blancos u mposhtën në ndeshjen e kthimit, por u kualifikuan në gjysmëfinale falë fitores 3:0 në takimin e parë në Santiago Bernabeu. “Ndoshta është mirë për ne që kohë…

Sport

08/04/2014 22:17

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas tha se humbja 2:0 në ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve mund t’i bëjë mirë ekipit.

Los Blancos u mposhtën në ndeshjen e kthimit, por u kualifikuan në gjysmëfinale falë fitores 3:0 në takimin e parë në Santiago Bernabeu.

“Ndoshta është mirë për ne që kohë pas kohe të zgjohemi nga gjumi në këtë mënyrë”, deklaroi Casillas pas ndeshjes. “Më mirë që ndodhi sonte e jo në ndeshjen e ardhshme që kemi”, u shpreh ai.

Reali vuajti shumë dhe në mungesë të Cristiano Ronaldos që ishte në bankën e rezervistëve, nuk arriti t’i konkretizojë rastet që iu ofruan dhe me mjaft vështirësi e ruajti epërsinë e ndeshjes së parë.