Casillas, 15 vjet me Realin

Sot janë bërë 15 vjet prej kur Iker Casillas debutoi në portën e Real Madridit në ballafaqimin në udhëtim tek Athletic Bilbao. Pjesën tjetër të tregimit e dini, ai është legjendë e Los Blancos.

Sport

12/09/2014 12:10

Pikërisht sot, Iker Casillas mbush 15 vjet si anëtar i ekipit të parë të Real Madridit, ka bërë të ditur faqja zyrtare e gjigantit spanjoll.

Portieri debutoi më 12 shtator të vitit 1999 kundër Athletic Bilbaos në San Mames, ballafaqim që përfundoi me rezultat të barabartë 2:2.

Dhe, prej asaj kohe e deri më sot, Casillas ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve, dy tituj Interkontinental, dy Superkupa të Evropës, pesë herë La Ligën, dy Copa del Rey dhe katër Superkupa të Spanjës.

Krejt ky bilanc së bashku me periudhën e gjatë të qëndrimit të tij në klub nxjerrin një përfundim: Iker Casillas është legjendë e Real Madridit. Me 683 paraqitje deri më tani, para tij janë vetëm Raul me 741 dhe Sanchis me 710.