Casemiro shkel në shtëpinë e re, arrin në ‘Old Trafford’ para ndeshjes ndaj Liverpool

Casemiro ka arritur në ‘Old Trafford’. Mesfushori brazilian, Casemiro, i cili fitoi gjithçka me Real Madridin, ka vendosur të nis një aventurë të re në Premier League. Lojtari i ri i Manchester United ka arritur sot në ‘Old Trafford’, aty ku do të ndjek sukseset e reja, përcjell lajmi.net. Casemiro është aty para ndeshjes ndaj…

Sport

22/08/2022 20:32

Casemiro ka arritur në ‘Old Trafford’.

Mesfushori brazilian, Casemiro, i cili fitoi gjithçka me Real Madridin, ka vendosur të nis një aventurë të re në Premier League.

Lojtari i ri i Manchester United ka arritur sot në ‘Old Trafford’, aty ku do të ndjek sukseset e reja, përcjell lajmi.net.

Casemiro është aty para ndeshjes ndaj Liverpool, por nuk do të jetë i gatshëm për lojë.

Ka disa raportime që thonë se prezantimi i lojtarit mund të bëhet në mesin e dy pjesëve, gjatë ndeshjes ndaj Liverpool. /Lajmi.net/