Casemiro i lumtur me skuadrën për transferimin e Militao

Mesfushori i Real Madrid, Casemiro, ka përgëzuar skuadrën e tij për lëvizjet e fundit në sferën e transferimeve.

Sport

24/03/2019 09:45

Menjëherë pas ardhjes së Zinedine Zidane në krye të skuadrës, ‘Los Blancos’ arritën marrëveshje me yllin brazilian, Eder Militao.

Gjysma e Evropës ishte vënë në kërkim të shërbimeve të tij, por ishte Real Madrid që bindi lojtarin, gjë për të cilën Casemiro është mjaft i gëzuar.

“Militao ka fituar të drejtën për të luajtur në klubin më të mirë në botë, dhe ai do të jetë shumë i mirëpritur sezonin e ardhshëm” ka thënë Casemiro për ‘AS’ transmeton lajmi.net.

21 vjeçari do të kalojë nga Porto në Madrid, në korrik, pasi madrilenët të paguajnë shifrën e 50 milionë eurove. /Lajmi.net/