Casemiro: Danilo mund të bëhet mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë
Mesfushori i Real Madridit, Casemiro ka thënë se bashkëlojtari i tij, Danilo mund të bëhet mbrojtësi i krahut të djathtë më të mirë në botë.

Sport
Casemiro ka pasur vetëm fjalë të mirë për bashkëlojtarin e tij te Real Madridit, Danilo.
“Danilo është lojtar i cili e ka idenë e qartë për atë se çfarë duhet të bëj”, tha Casemiro për faqen zyrtare të Realit.
“Ai është brazilian dhe mund të bëhet mbrojtësi më i mirë në botë, sepse ka aftësi futbollistike për ta bërë një gjë të tillë”, përfundoi Casemiro.