CAS ka një dënim për Shqipërinë

CAS i dhuroi Shqipërisë fitoren për ndeshjen e ndërprerë kundër Serbisë në Beograd. Por, e konfirmoi një ndëshkim për ekipin kuqezi.

Sport

10/07/2015 12:37

Shqipërisë i takoi fitorja në ndeshjen e ndërprerë kundër Serbisë në Beograd, sipas vendimit të CAS-it.

Por, Gjykata në Lozanë ka konfirmuar një ndëshkim për ekipin kuqezi. Skuadra Kombëtare prapë duhet të paguajë 100 mijë euro gjobë për shfaqjen e dronit.

“Të mbetet në fuqi gjoba prej 100 mijë € për Shqipërinë, si përgjegjëse për dronin që fluturoi mbi stadium i cili mbante të varur një banderolë me simbole patriotike-nacionaliste”, thuhet nw vendimin e CAS-it.