Carvajal: Menduam që gjithçka kishte përfunduar

Mbrojtësi  i Real Madridit, Dani Carvajal, ka thënë se arsyeja pse Shakhtari realizoi tre herë në fund ishte sepse ata u relaksuan së tepërmi duke menduar se gjithçka kishte marrë fund.

Sport

25/11/2015 23:11

Real Madrid ishte në epërsi 4:0 ndaj Shakhtar Donetsk, mirëpo ukrainasit shënuan tre herë për ta ngushtuar rezultatin në 4:3.

Carvajal deklaroi se arsyeja pse skuadra vendase u rikthye në lojë, ishte relaksimi  i tyre përball rezultatit 4:0, duke menduar se e kishin siguruar fitoren.

“Ndoshta menduan që gjithçka kishte  përfunduar dhe u relaksuam drejt fundit. Na zunë në befasi në fund por ne e morën një fitore tjetër dhe jemi në krye të grupit”, tha spanjolli.

“Gjëja më e  rëndësishme sonte ishte të jemi ekip, të gjithë të sulmojmë dhe të mbrohemi së bashku, dhe këtë e bëmë përveç 30 minutave të fundit”, deklaroi ai.