‘Çartet’ Guardiola
Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka treguar intensitetin e tij të punës në stërvitje duke shpërthyer ndaj sulmuesit Thomas Muller.

Sport
Pep Guardiola tashmë një kohë të gjatë konsiderohet si një prej trajnerëve më të mirë në botë dhe ndoshta tani e kemi mësuar edhe arsyen.
Strategu i Bayern Munichut shquhet si trajner i përkushtuar maksimalisht në punë dhe inkurajon skuadrën që të dominojë në posedimin e topit. Mirëpo, kanë dalë xhirime që tregojnë intensitetin e tij të punës në stërvitje.
Ish trajneri i Barcelonës, i cili udhëhoqi Bayernin drejt triumfit në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë, në edicionin e parë në detyrë është xhiruar duke ‘shpërthyer’ Thomas Mullerit në dhënien e instruksioneve, në përgatitje për duelin me Schalken në fundjavë.
Mund të jetë në formë shakaje por edhe kështu realizohet puna.