‘Çartet’ Allegri (Video)

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri shfaqi një nervozizëm të paparë në ballafaqimin kundër Malmos të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së pestë të ndeshjeve të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. 

Sport

27/11/2014 14:31

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri zakonisht shquhet për qetësinë e tij.

Mirëpo, duke parë rëndësinë e ballafaqimit me Malmon të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së pestë të ndeshjeve të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, ai duket se e humbi gjakftohtësinë.

Ndeshja nuk ishte aspak e lehtë, e as fusha e lojës që ishte në gjendje të tmerrshme. Dhe, para se të zhbllokohej rezultati, Allegri duket se nuk ishte aspak i kënaqur me lojën e skuadrës së tij.

Në një video që është duke qarkulluar në internet, Allegri shihet duke shpërthyer nga bankina, i pakënaqur me veprimet në fushë.

Fatmirësisht për të, Juventus në fund fitoi 2:0 dhe iu afrua në një pikë kualifikimit të mëtutjeshëm.