Carter do të vendos rekordin, kthehet për sezonin e 22-të në NBA

Vince Carter do të vazhdojë të shkruajë historinë në sportin e basketbollit.

Sport

20/09/2019 23:53

Basketbollisti amerikan do të rikthehet për një sezon të 22-të në NBA, për të vendosur një rekord që nuk është parë më herët.

Sipas Adrian Wojnarowski të ‘ESPN’, 42 vjeçari do të nënshkruajë marrëveshje një vjeçare për tu rikthyer tek Atlanta Hawks.

Në edicionin e kaluar, të luajtur gjithashtu me Hawks, Carter regjistroi 7.4 pikë për ndeshje në 17.5 minuta për lojë.

Mbetet të shihet nëse ai do të ngadalësohet akoma më shumë në sezonin e tij të 22-të në NBA. /Lajmi.net/