Carragher tregon cilët ishin dy lojtarët e vetëm të Arsenal që nuk merituan humbjen

Mbrëmë u hap kampanja e re 2021-22 e Premier Ligës, ku u zhvillua ndeshja mes Brentford dhe Arsenal.

Sport

14/08/2021 09:05

Brentford arriti një fitore madhështore që në ndeshjen debutuese të tyre në kompeticion, gjersa Arsenal la shumë për të dëshiruar, duke mos arritur që të shënoj të paktën as një gol.

Sidoqoftë, analisti i ‘SkySports’, Jamie Carragher ka veçuar performancat e dy futbollistëve të Arsenal, të cilët sipas tij nuk e merituan të ishin në anën e humbësit.

“Tierney & Smith Rowe, ata dy lojtarë nuk e meritojnë të jenë në ekipin humbës”, deklaroi Carragher mbrëmë pas mbarimit të ndeshjes.

Ndërkohë ish legjenda e Man Utd, Gary Neville ka lavdëruar performancën e Smith Rowes, duke thënë se ai ishte fantastik.

“Energjia e tij, cilësia e tij ishte absolutisht fantastike sonte. Ajo lidhje poshtë në anën e majtë me Tierney, i cili nuk pushoi së vrapuari. Ai ishte një dritë që ndriçonte. Kur flasim për një ekip që nuk po luan mirë, ai ishte vërtet i dalluar bashkë me Tierneyn”, përfundoi Neville. /Lajmi.net