Carragher: Mustafi, fajtori kryesor për humbjen e Arsenalit ndaj Cityt

Jamie Carragher ka drejtuar gishtin te Shkodran Mustafi për humbjen e Arsenalit ndaj Manchester Cityt.

Sport

04/02/2019 08:53

Arsenal u mposht në udhëtim te Manchester City me rezultat, 3:1, ndërsa Shkodran Mustafi po cilësohet si fajtori kryesor për atë humbje.

Jamie Carragher tha se mbrojtësi shqiptar nuk është i nivelit të lartë, ndërsa kishte kritika të lehta edhe për Stephan Lichsteiner.

“Lichtsteiner nuk është mjaft i mirë, ndoshta ju mund të argumentoni për shkak të moshës së tij”, tha Carragher pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.

“Por, partneri i tij në mbrojtje, Mustafi, nuk ka qenë i mirë që nga dita kur erdhi këtu, andaj edhe po pësojnë gola.

“Unai Emery ka shumë punë për të bërë, pasi pika më e dobët e tyre është pikërisht mbrojtja.”, ka shtuar më tej analisti i Sky Sports. /Lajmi.net/