Carragher kritikon taktikat e Rodgers

Jamie Carragher i ka kritikuar taktikat e trajnerit të Liverpoolit Brendan Rodgers, në humbjen nga Manchester United 3:1.

Sport

13/09/2015 13:00

Carragher beson se Liverpool duhet t’a ndryshojë taktikën e lojës në mënyrë që Christian Benteke të ketë më tepër mbështetje në sulm.

“Nuk e kuptoj këtë obsesion për të luajtur me formacion 4-3-3”, ka thënë ‘Carra’ për SkySports.

“Nuk ka mjaftueshëm mbështetje për Benteken”.

“Brendan Rodgers ka filluar të luajë me formacion 4-3-3 dhe nuk ka funksionuar.  Sezoni i mirë që ata e patën ishte kur luanin me dy sulmues dhe mënyra se si i inkorporuan në ekip. I takon menaxherit”, ka shtuar ish mbrojtësi i Liverpoolit.