Carmelo Anthony po i bashkohet Lakersave?

Ylli amerikan i basketbollit, Carmelo Anthony, vazhdon të jetë pa skuadër.

Sport

02/08/2019 22:00

Pas paraqitjeve të tmerrshme me Oklahoma City Thunder dhe Houston Rockets, Anthony nuk po arrin të gjej skuadër për sezonin e ardhshëm.

10 herë i përzgjedhuri për All Star është pa skuadër, por ka thënë se është duke kërkuar një të tillë.

Në mesin e disa skuadrave, Melo ka përmendur edhe atë të Los Angeles Lakers, ku do të luante krahë LeBron James, shkruan ‘Clutchpoints’, transmeton lajmi.net.

Përfaqësuesit e Melo thuhet të jenë në Los Angeles, duke biseduar me Lakers, por edhe me skuadrën rivale të qytetit, Clippers.

Mbetet të shihet nëse Melo do të arrijë të sigurojë një skuadër për fillimin e edicionit të ardhshëm. /Lajmi.net/