Cardi B ‘zhgënjen’ fansat me dukjen natyrale
Cardi B dëshpëroi ndjekësit me paraqitjen pa grim dhe flokët natyrale.

ShowBiz
Cardi B njihet për ndryshimet drastike, ajo shfaqet me paruke në tapein e kuq dhe në skenë, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Por, reperja 27-vjeçare pozoi me dukjen natyrale dhe flokët të hënën, kur postoi në Instagram për 67 milionë ndjekësit e asj.
“Ok njerëz, kështu janë flokët e mi. Kjo është struktura ime e flokëve”, tha Cardi me krenari.
Reperja tregoi figurën në bikini të bardha, ndërsa nuk kishte vendosur grim në videot që i ndau në InstaStory.
Flokët i kishte lëshuar në krahë dhe poshtë gjoksit të saj.
Ajo vazhdoi: “Flokët e mia bëhen kështu kur i thani dhe më pas dy ditë më vonë duket si kjo. Edhe kur i bëni gërsheta ato”.
Fituesja e çmimit “Grammy” tregoi edhe se çfarë maske përdor për të rregulluar flokët. Ajo kombinoi avokado të freskët, vajin e avokados, vajin e arganit dhe majonezën për të krijuar ilaçin natyral të flokëve. /Lajmi.net/