Cardi B sjell në jetë vajzën e saj

Cardi B ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Bëhet fjalë për një vogëlushe e cila ka ardhur në jetë ditën e djeshme më datë 10 korrik.

ShowBiz

12/07/2018 11:46

Vajza do të quhet Kulture Kiari. Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperja nëpërmjet një postimi pak minuta më parë në Instagram ku tregonte gjithashtu dhe emrin e fëmijës së saj të parë me partnerin Offset.

“Kulture Kiari Cephus”  është emri i vajzës së sapolindur, emër i cili vjen nga “Culture/Kulturë” titulli i albumit të parë të Migos, grupit ku bën pjesë Offset.

Cardi B zgjodhi që ta m bante të fshehtë fillimisht shtatzëninë derisa i surprizoi të gjithë kur u shfaq me barkun e rrumbullakosur në një episodi të “Saturday Night Live”.lapsi

https://www.instagram.com/p/BlGlY_OhJa4/?hl=en?&taken-by=iamcardib

https://www.instagram.com/p/BlGE833BJzK/?hl=en?&taken-by=iamcardib