Cardi B flet për herë të parë rreth divorcit, befason me deklaratën

Reperja ka treguar se nuk ndihet keq për divorcin e saj me Offset.

ShowBiz

19/09/2020 18:20

Ajo u paraqit në një video në Instagram duke thënë: “Dua të ju them faleminderit shumë. Sidoqoftë desha t’iu informojë se nuk kam derdhur asnjë lot”, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Partneri i këngëtares u dyshua se tradhtonte këngëtaren vazhdimisht, ndërsa Cardi B vendosi të mos ndahej nga ai atë kohë.

Ajo gjithashtu shtoi se arsyeja e divorcit nuk kishte të bënte asgjë me tradhët,i prandaj nuk kishte derdhur asnjë lot.

Cardi B tha se ndarja kësaj radhe është e përherëshme dhe se ajo po lufton për kujdestarinë e vajzës së tyre Kulture./Lajmi.net/