Capital T përcjell nga afër koncertin e reperit me famë botërore

Reperi Capital T ka ndjekur nga afër koncertin e reperit të njohur dhe ka disa fjalë për publikun shqiptar.

ShowBiz

20/03/2019 16:45

Capital T ka qenë i pranishëm në një koncert të reperit Drake, ndërsa përmes rrjeteve sociale sjell pamje nga atmosfera që ka mbretëruar në atë vend, shkruan lajmi.net.

Reperi thotë se ky koncert e inspiron për faktin që edhe publiku shqiptar meriton të tilla koncerte.

“Kur sheh nga afër koncertin e një artisti si Drake, inspirohesh dhe mendon që publiku shqiptar meriton të tilla koncerte… Meriton të shijojë vërtet ni skenë që ka të gjitha elementët e një show që duhet me i pasë . Larg asaj qka ju ka servu deri tash. Bashkë mujm me bo diçka të madhe, bashkë mujm me i tejkalu limitet edhe me dal jashte kornizave. @judua #shihemishpejt#2019”, ka shkruar ai.

Për ndryshe, projekti i fundit nga Capital T është “Borëbardha”, në bashkëpunim me 2po2. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BvPDVa1jtE0/