Capital T mbrëmë ‘elektrizoi’ skenën në Tiranë

Capital T ka mbajtur koncert madhështor.

ShowBiz

21/09/2019 08:00

Capital T mbrëmë (e premte) mbajti koncert recital në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku performoi para fansave të tij, shkruan lajmi.net.

Reperi i është përkushtuar një kohë të gjatë organizimit të këtij koncerti, që e quan projektin më të madh në karrierë.

Në skenën gjigante ai performoi hitet e tij, të cilat i solli ndër vite, ndërsa përveç tij kënduan edhe Yll Limani dhe Alban Skënderaj.

Më poshtë mund të shihni pak nga atmosfera që mbretëroi në koncertin e Capital T,  video të publikuara nga “Artistët shqiptarë”.

Detajet tjera rreth koncertit mund t’i mësoni të premten në “Mirage”. /Lajmi.net/