Capital T mbetet i fascinuar me Dardanët

Capital T ishte prezent në St’Mary.

ShowBiz

10/09/2019 23:52

Kosova sot u mposht nga kombëtarja angleze por nuk u gjunjëzua dhe i shënoi tre gola skuadrës së Gareth Southgate, shkruan lajmi.net.

Në tribunat e St’Maryt ishte edhe Capital T i cili bashkë me Ilir Latifin kishin udhëtuar për t’i përkrahur Dardanët.

Reperi ka mbetur i fascinuar nga paraqitja e Kosovës dhe menjëherë pas ndeshjes ka publikuar një fotografi në Instastory ku ka shkruar ‘Krenar me ju’. /Lajmi.net/