Capital T dhe Ledri Vula po vijnë me duet?

Capital T dhe Ledri Vula ua kanë bërë lëmsh kokën fansave.

ShowBiz

03/03/2019 15:27

Një foto e publikuar nga menaxheri i Ledri Vulës, Faton Shoshi ka ngjallur shumë dyshime se në mos po vjen një bashkëpunim mes Ledri Vulës dhe reperit Capital T, shkruan lajmi.net.

Në foton e postuar shihen, Faton Shoshi, Ledri Vula, Capital T dhe menaxheri i tij Enis Fetahu.

“Ekipa, diçka po vjen”, ka shkruar Shoshi pranë postimit të fotogrqafisë pranë të cilës ka pranuar komente të shumta nga fansat e të dy artistëve të cilën me projekte solo e bashkëpunime të tjera kanë arritur të bëhen emrat më të suksesshëm të momentit.

Se çfarë fshihet pas kësaj fotografie, mbetet ta marrim vesh shumë shpejtë./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BuhupWxAK4e/