Capello zbulon gabimin e madh të Barcelonës

Fabio Capello ka kritikuar Barcelonën.

Sport

02/03/2017 12:36

Fabio Capello ka kritikuar Barcelonën për momentin e publikimit të lajmit për largimin e trajnerit Luis Enrique, në fund të këtij sezoni.

Italiani ka thënë se gjiganti katalan ka gabuar që tani njoftoi se Enrique do të largohet nga posti, para dueleve të rëndësishme të sezonit.

“Barcelona është një prej favoritëve në Ligën e Kampionëve, së bashku me Real Madridin e Bayern Munichun”, deklaroi Capello për “Fox Sports”, përcjell “lajmi.net”.

“Por, është dashur të prisnin edhe pak për të dhënë lajmin e sidomos tani pak para duelit të kthimit me PSG”, u shpreh ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6