Capello: Te Milan, Ibra është lojtar-trajner

Sport

23/01/2022 16:02

Fabio Capello ka vlerësuar lart yllin suedez të futbollit, Zlatan Ibrahimovic.

Capello e ka përshkruar sulmuesin e Milan, Zlatan Ibrahimovic si një lojtar-trajner në fushë me Milan.

Trajneri italian thotë se të dy ai dhe Ibra duhej të ishin te Juventus, por të mos ishte për Calciopoli.

“Pa Calciopoli, të dy ai dhe unë do të mbeteshim aty. Sot, ai është trajner-lojtar. Ibra mund të mos jetë atleti që ishte dikur, por sjell eksperiencë të vlefshme”, ka thënë Capello, transmeton lajmi.net.

Ibra dhe Capello të dy u larguan nga Juventus në vitin 2006, pas skandalit që dërgonte Juventusin në Serie B.

Ibra asokohe kalonte tek Inter, rivalët kryesor të Juventus. /Lajmi.net/