Capello: Messi më i miri i gjeneratës së tij
Trajneri italian, Fabio Capello ka thënë se Lionel Messi është lojtari më i mirë i gjeneratës së tij.

Sport
Capello ka lavdëruar Messin duke thënë se ai është më i miri në epokën e tij.
“Ju mund të flisni për lojtarët më të mirë në histori, sepse futbolli ka pasur kohë të ndryshme dhe nga një lojtar ka qenë më i shkëlqyer në krahasim me tjerët”.
“Në fillim ishte Di Stefano, Pele pastaj më vonë Maradona e tani Messi”, përfundoi Capello.