Capello: Ky futbollist e meriton “Topin e Artë” (FOTO)

Fabio Capello beson se Cristiano Ronaldo e meriton të shpallet futbollisti më i mirë i vitit në botë.

Sport

03/12/2016 14:31

Fabio Capello nuk ka dyshime se kush duhet ta fitojë “Topin e Artë”.

Ai beson se Cristiano Ronaldo e meriton të shpallet futbollisti më i mirë i vitit në botë.

“Po, sigurisht që Ronaldo është favorite për këtë vit që ta fitoj Topin e Artë”, ka deklaruar Capello për As, përcjell “Lajmi.net”.

“Është e thjeshtë, Cristiano Ronaldo është një golashënues i madh, por ai nuk ka madhështinë e Lionel Messi”, thotë italiani.

“Messi në moshën 17 ose 18 vjeç ishte gjeni, Cristiano ishte një lojtar i mirë që përmirësohej me punë. Ai ka bërë një përparim të shkëlqyer”, ka përfunduar Capello.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.