Capello i la pa bukë yjet e Anglisë

Ish reprezentuesi i Anglisë, Jimmy Bullar ka bërë akuza të ashpra ndaj ish selektorit të Anglisë, Fabio Capello. Ai thotë se strategu italian ia kufizonte futbollistëve ushqimin dhe pijet.

Sport

20/05/2014 21:31

Fabio Capello është trajner i ashpër, këtë e dinë të gjithë. Mirëpo, pak kush do ta kishte paramenduar një tretman aq të ashpër të tij me yjet e Kombëtares angleze gjatë kohës sa ishte në drejtim të ekipit.

Jimmy Bullard, ish mesfushor i Fulhamit i inkuadruar në ekipin e Anglisë nga Capello bëri akuza të ashpra ndaj aktualisht strategut të Rusisë. “Capello ishte i tmerrshëm”, shkroi ai në autobiografinë e tij, fragmente nga e cila janë publikuar nga Daily Mail.

“Në dy javët që kam kaluar me Anglinë më ka thënë vetëm dy fjalë. Me të nuk mund të buzëqeshnit, nuk mund të ishit të lumtur. Na ndalonte ushqimin nëse ishim të uritur, mund të hanim vetëm kur ai na lejonte. E njëjta vlen edhe për të pirë. Na trajtonte si fëmijë, një gjë e papranueshme”, shtoi ai.

Capello udhëhoqi Anglinë gjatë periudhës 2008-2012.