Capello e harron Ronaldon: Këta janë tre gjenitë e futbollit

Fabio Capello ka thënë se në futboll janë vetëm tre futbollistë që mund të cilësohen gjeni të këtij sporti.

Sport

14/03/2019 10:19

Cristiano Ronaldo gjatë karrierës së tij ka fituar të gjithë titujt e mundshëm, ndërsa të martën pati një natë magjike duke shënuar tre gola për të mposhtur i vetëm Ateltico Madridin, e për të dërguar Juventusin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjitha këto, nuk kanë mjaftuar që Fabo Capello t’i rezervojë një vend portugezit të te lavdishmit e këtij sportit.

“Në historinë e futbollit ka pasur vetëm tre gjeni të topit: Pele, Maradona dhe Messi”, ka deklaruar Capello, përcjell ‘lajmi.net’.

“Natyrisht, ky është vetëm mendimi im. Maradona dhe Messi jo vetëm që mendonin gjërat, por ato edhe i vunë në praktikë, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë lojtarë unikë dhe mbresëlënës”./Lajmi.net/