Capello: Barella ndër tre mesfushorët më të mirë në Evropë

Strategu italian, Fabio Capello, ka thurur lëvdata për mesfushorin e Interit, Nicolo Barella.

Sport

01/03/2021 10:41

Barella është duke kaluar në një formë jetësore, ai është protagonisti kryesor në mesfushën e “Nerazzurrëve” këtë sezon, transmeton lajmi.net.

Tani, Capello mendon se ai është njëri nga futbollistët më të mirë në Evropë për momentin.

“Conte këtë vit ka në skuadër një nga mesfushorët më të mirë në Evropë, Nicola Barellan, pa dyshim”, tha ai.

“Ka vrapime të mira, vizion të lojës, kur shkon të krosojë me këmbën e djathtë, gjithmonë e dërgon topin në vendin e duhur”, shtoi ai.

“Barella është tejet i saktë, ka një kualitet superior duke pasur të njejtën cilësi të vrapimit dhe të rikuperimit të topit”, përfundoi Fabio Capello./Lajmi.net/