Candice Swanepoel është fejuar

Engjëlli i Victoria's Secret është fejuar me të dashurin e saj prej dhjetë vitesh.

ShowBiz

15/08/2015 13:43

Super modelja Candice Swanepoel është fejuar me Hermann Nicoli, të dashurin e saj prej dhjetë vitesh.

Modelja e Victoria’s Secret dhe braziliani Nicoli janë takuar qysh kur Candice ishte vetëm 17 vjeçare, transmeton Lajmi.net.

Ata kanë mbajtur lidhjen e tyre në distancë dhe nuk janë parë shpesh bashkë, përveç ndonjë fotografie që modelja poston në Instagram.

Ata janë në lidhje për aq gjatë saqë modelja e ka mësuar edhe gjuhën portugeze nga i dashuri i saj./Lajmi.net