Candice: Kam lindur për të provokuar (Foto)

Candice Sweanepoel, njëra nga femrat më seksi në botë, sapo ka realizuar një fushatë të re me veshje intime të shëtisë së famshme të modës, "Victoria’s Secret”.

ShowBiz

20/09/2015 12:50

siç dihet, specialitet i saj janë pikërisht veshjet intime provokuese, ku ajo gjithmonë duket mrekullueshëm dhe pikërisht ato e kanë bërë njërën ndër engjëllushet e kësaj shtëpie.

Në këtë fushatë të re, kanë munguar fotot gjysmë lakuriqe, por vithet e zhveshura gjithsesi se ishin në plan të parë.

Por bukuroshja insiston se gjithmonë mundohet të jetë sa më provokuese, pasi ajo insiston se ka lindur për të qenë e tillë.

“Në secilën fushatë timen të prezantimit të veshjeve intime, mundohem të pozoj në mënyrë sa më provokuese. Mendoj se kam lindur për të provokuar”, ka deklaruar Candice, shkruan “Zëri”.

Ajo shton: “Qysh si e re, kam qenë një vajzë lozonjare. Më pëlqente të vishesha në mënyrë joshëse dhe pastaj i ngacmoja djemtë. Edhe në shkollë kam qenë e tillë”.
Candice thotë se në të ardhmen planifikon të merret edhe me aktrim dhe se është e gatshme të paraqitet edhe në role të nxehta.
Image