Cancelo zbulon pse u largua nga City: Nuk është për shkak të Guardiolës

Padyshim që njëri nga transferimet më të bujshme të kësaj merkatoje dimërore ishte edhe ai i Joao Cancelos te Manchester City. Cancelo kaloi te Bayerni në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, respektivisht deri në muajin qershor, transmeton lajmi.net. Ndërkaq, portugezi tani ka zbuluar arsyen pse u largua nga City, dhe nuk është…

Sport

02/02/2023 17:14

Padyshim që njëri nga transferimet më të bujshme të kësaj merkatoje dimërore ishte edhe ai i Joao Cancelos te Manchester City.

Cancelo kaloi te Bayerni në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, respektivisht deri në muajin qershor, transmeton lajmi.net.

Ndërkaq, portugezi tani ka zbuluar arsyen pse u largua nga City, dhe nuk është trajneri Pep Guardiola ashtu siç pretendohej në media.

“Nuk kam pasur minutazhë të mirë, e cila ndikoi në vendimin tim, nuk është për shkak të Pep (Guardiolas). Me të vërtetë e doja një aventurë të re, Bayerni është ekip i ëndrrave”, tha Cancelo .

“E morra këtë shans kur më erdhi. E dija se ky është një ekip i madh dhe unë doja ta merrja këtë mundësi”, shtoi më tej mbrojtësi portugez.

Kujtojmë që Cancelo është në huazim te Bayerni, por që kanë një opsion blerjeje./Lajmi.net/