Cancelo te City, Juventus identifikon zëvendësuesin e tij

Juventusi është i interesuar për mbrojtësin e Tottenham, Kieran Trippier, nëse fitojnë 45 milionë funte nga shitja e Joao Cancelo te Manchester City këtë verë.

Sport

17/06/2019 09:07

Mbrojtësi i djathtë portugez thuhet se është pranë marrëveshjes me kampionët e Premierligës, dhe sipas raporteve Trippier është identifikuar si zëvendësues i tij.

Sipas The Times, Juventusi beson se Trippier 28-vjeçar mund të jetë zëvendësimi ideal i Cancelos, por ai nuk do të shkojë në Torino nëse City nuk e blen lojtarin e tyre, përcjell lajmi.net.

Cancelo, 25-vjeçar, ishte pjesë e skuadrës së Portugalisë në Ligën e Kombeve së fundmi – por nuk luajti as edhe një ndeshje.

Besohet se Trippier, i cili gjithashtu ka qenë i lidhur me Atletico Madridin dhe Napolin, do të kushtojë rreth 30 milion funte nëse do të largohet nga Londra këtë verë.

Mbrojtësi anglez ka edhe tre vite kontratë me Spurs, por nuk e ka përjashtuar largimin. /Lajmi.net/