Cana: U kualifikuam si shqiptarë të bashkuar

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana është shprehur jashtëzakonisht i lumtur me kualifikimin e kuqezinjve në EURO 2016

Sport

11/10/2015 20:32

Ikona e futbollit shqiptar, është njëri ndër me meritoret që Shqipëria tashmë është në Evropian. Cana thotë se është vështirë të gjesh fjalë që ta përshkruash gëzimin për kualifikim në “Francë 2016”. Ai thotë se është hera e parë që kombi shqiptar ka një përfaqësues të vërtetë.

“Fjalët janë të pakta. Po flas për eksperiencën time personale para 12-13 viteve kur jam grumbulluar me Shqipërinë, kam pas pak shpresa, por ky gëzim ka ardhur me një projekt të madh. Jam shumë i lumtur që kemi gëzuar gjitha familjet shqiptare”, ka thënë Cana.

“Jam shumë i lumtur, sepse kam përjetuar shumëçka më këta djem, dhunë, sharje, jo vetëm nga të huaj, por edhe njerëzit tanë, por tani jam shumë i lumtur më këtë që arritëm. Besoj se ky grup ka pasur diçka të veçantë, është brezi i parë që kemi pasur lojtarë nga gjitha trojet dhe kjo është hera e parë që kombi shqiptar ka një përfaqësues të vërtetë”, ka theksuar Cana.