Cana: Të gjithë lojtarët menduan të largohen nga Lazio

Lorik Cana e ka pranuar se të gjithë futbollistët e Lazios menduan të largoheshin nga klubi, pas situatës së krijuar së fundmi tek Biancocelesti. Një ditë më parë, presidenti i klubit, Claudio Lotito kishte paralajmëruar se janë disa lojtarë që nuk mund ta përballojnë më situatën në klub. Dhe, një gjë të tillë e ka…

Sport

31/03/2014 10:10

Lorik Cana e ka pranuar se të gjithë futbollistët e Lazios menduan të largoheshin nga klubi, pas situatës së krijuar së fundmi tek Biancocelesti.

Një ditë më parë, presidenti i klubit, Claudio Lotito kishte paralajmëruar se janë disa lojtarë që nuk mund ta përballojnë më situatën në klub.

Dhe, një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe futbollisti kosovar.

“Presidenti nuk e ka thënë se të gjithë duan të largohen, por që është një situatë që çdo futbollist e ka menduar këtë në kokën e tij”.

“Nëse nuk gjenden zgjidhje, nuk ka asnjë lojtar që nuk do të donte të largohej. Është e vështirë të luash në këtë mënyrë dhe këtë e dimë të gjithë”, vazhdoi Cana.

Përfaqësuesi shqiptar më pas foli edhe për ndeshjen e fituar ndaj Parmës, duke e komentuar kontestimin e tifozëve në drejtim të kryesisë së klubit.

“Ne jemi këtu për të qenë profesionistë dhe e bëjmë punën tonë. Më pas, çdo futbollist i bën zgjedhjet e tij”, vijoi ai.

Cana në fund ka konfirmuar se nuk ka kërkuar të largohet, pasi thotë se bën pjesë në një klub me histori të madhe dhe se është krenar që luan në Lazio.