Cana: Në Europian shkojmë si Shqipëri e Madhe

Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, ka thënë se ndihen krenarë që e kanë bërë të lumtur një komb të tërë, ndërsa theksoi se në Europian shkojnë si Shqipëri e Madhe.

Sport

12/10/2015 16:14

“Në emër të ekipit është shumë e vështirë të gjejmë personat të cilët brenda vendit në institucione dhe shoqëri, të gjithë e dinë pasionin për vendin, është vështirë të kuptosh të sakrificën dhe mundin”, tha kapiteni

“Kemi ardhur me një qëllim dhe vlerësimi na gëzon shumë. Në emër të ekipit jemi krenar dhe të lumtur që të tjerët i bëmë të lumtur”

“Suksesi është meritë e djemve, që duhet të merren si shembull, deri të magazinieri. Në Europian do të shkojmë si Shqipëria e Madhe”

Unë e thash edhe dje, pavarësisht se e kemi fatin në dorën tonë, ‘Shqiptarët do të fitojnë cdo luftë sapo të kenë mbaruar betejat me veten