Cana me postim të jashtëzakonshëm për Fadil Vokrrin

Lorik Cana ka qenë i pranishëm në turneun memorial kushtuar Fadil Vokrrit.

Sport

30/12/2018 22:43

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, lorik Cana, ka shkruar fjalë të mëdha për legjendën e futbollit shqiptar, Fadil Vokrri.

“KF Prishtina, Gjenerata e Artë e viteve të 80-ta” , ka shkruar Cana në Instagram në shenjë nderimi për Vokrrin, përcjell “lajmi.net”.

Ish-kapiteni ka postuar foton me djalin e legjendës, Gramoz Vokrri, me fanellën që mbante numrin 9-të.

Në këtë turne morën pjesë figura të ndryshme në shenjë respekti për legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Fadil Vokrri ndërroi jetë më 9 qershor të këtij viti në moshën 57-vjeçare pas një sulmi në zemër. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BsBqIy4AClE/?utm_source=ig_embed