Cana: Mavraj, kapiteni i ardhshëm i Shqipërisë

Kapiteni aktual i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ka thënë se do të jetë Mërgim Mavraj ai i cili do ta mbajë këtë shirit, pas pensionimit të tij nga futbollit.

Sport

12/11/2014 19:16

Lorik Cana ka thënë se Mërgim Mavraj do të jetë kapiteni i ardhshëm i Kombëtares së Shqipërisë, pasi ai është një lider i vërtetë në fushë.

“Unë do ta luaj për Kombëtaren time derisa të kem forcë dhe mundësi fizike”, raportohet të ketë thënë kapiteni i Kombëtares sonë.

“Pasi të pensionohem unë, mendoj se kapiteni i ardhshëm do të jetë Mërgim Mavraj pasi është një lider i vërtetë në fushën e lojës”, përfundoi fjalët e tij Cana.

Përndryshe, Cana është kapiten i Kombëtares sonë aktual, dhe është kapiteni më luftarak që kemi pasur ndonjëherë, duke parë zemrën e tij, që është si e një luani.