Cana kundër Shaqirit

Mbrojtësi i Lazios, Lorik Cana pritet të rikuperohet nga lëndimi për ndeshjen kundër Inter-it më 10 maj.

Sport

01/05/2015 12:07

Lorik Cana mungoi kundër Parma-së Andi Lilës, por mjeku i Lazio-s, Stefano Salvatori për mikrofonat e “Lazio Style Radio 89.3”, tha se mbrojtësi shqiptar pritet të jetë kundër Inter-it (10 maj) të Xherdan Shaqirit, dhe jo ndaj Atalanta-s (të dielën).

Cana është së bashku me Pereirinha-n në infermierinë bardhekaltër, shkruan “Sportal.al”.

“Gjatë këtyre ditëve u janë nënshtruar kontrollove me instrumente, sot pasdite nisën protokollet respektive terapeutike. Nuk do të jenë të gatshëm për të dielën, por do të jenë kundër Inter-it”, – citohet mjeku nga faqja italiane Lalaziosiamonoi.it.