Cana: Kjo është çmenduri

Lojtari i Lazios, Lorik Cana e ka quar si çmenduri kualifikimin e skuadrës së tij për në Ligën e Kampionëve.

Sport

01/06/2015 11:35

Lazio është kualifikuar për në Ligën e Kampionëve në sezonin tjetër, ndërsa këtë arritje, Lorik Cana e ka quar si një çmenduri.

“Champions? “Arritje e çmendur, kjo është më e pakta që mund të themi! Erdhëm në Napoli për të luajtur me çdo gjë. Fillimisht ishin shumë afër për t’u kualifikuar për në Ligën e Kampioneve, por edhe shumë afër për ta humbur vendin e tretë. Duke pasur parasysh se luanim në transfertë, ndaj një rivali direkt për vendin e tretë, mendoj se e merituam për të përfunduar në podium. Një arritje e madhe për ekipin,”- thotë Lorik Cana për mediat italiane.

Pyetjes, nëse ka menduar se në Napoli mund të humbisnin çdo gjë të mirë të bërë në këtë sezon, pra në ndeshjen e fundit, Cana i përgjigjet:

“Kur vjen në javën e fundit të një kampionati të komplikuar, në të cilën luan të gjithë sezonin, kjo nuk është e lehtë. Ne tashmë e kishim humbur finalen e Kupës së Italisë kundër Juventusit (1-2, koha shtesë), si dhe ndeshjen tjetër më të rëndësishme këtë sezon, derbin kundër Romës të hënën. Në Napoli na nevojitej edhe një barazim për të siguruar vendin e tretë. Fituam, u kualifikuam në Champions dhe kjo është një kënaqësi e madhe për të gjithë kolektivin” ka thënë Cana.